Asnje Trokitje ne Qiell

Asnje Trokitje ne Qiell

$25.00
Skip to product information
Asnje Trokitje ne Qiell

Romani "Asnjë trokitje në qiell", i shkrimtarit Namik Dokle, shpaloset si një parashtrim modern, në strukturën narrative dhe kompozicionale, të cilat shpesh faniten si të grimcuara, si dhe në plasimin e protagonistëve, si ligjërim i larmisë gjuhësore, me të gjitha ngjyrat e shqipes, ndonëse në materien letrare, rishfaqet atmosfera e romaneve të shkruara më parë, si një nënshtrat i plotësimit të sagës romanore autoriale. Teksa po e lexoja më erdhi ndër mend një përcaktim domethënës i autores bashkëkohore franceze, Sophie Kepes, kur shkruan: "…shkrimi është e vetmja hapësirë ku ti mund të marrësh frymë lirisht, dhe kjo e bën një dhuratë absolute", një akt që autori i librit e ka realizuar me disa romane, të cilat kanë zgjuar interesin e lexuesit dhe kritikës letrare, madje janë përkthyer në disa gjuhë. Mjafton të përmendin fatin e romanit të parë, "Vajzat e mjegullës" që është përkthyer në gjashtë gjuhë të huaja deri tani.

BEHAR GJOKA

Roman ; Letërsi shqipe ; Mosha: Të rritur

$25.00