{"product_id":"asnje-trokitje-ne-qiell","title":"Asnje Trokitje ne Qiell","description":"\u003cp\u003eRomani \"Asnjë trokitje në qiell\", i shkrimtarit Namik Dokle, shpaloset si një parashtrim modern, në strukturën narrative dhe kompozicionale, të cilat shpesh faniten si të grimcuara, si dhe në plasimin e protagonistëve, si ligjërim i larmisë gjuhësore, me të gjitha ngjyrat e shqipes, ndonëse në materien letrare, rishfaqet atmosfera e romaneve të shkruara më parë, si një nënshtrat i plotësimit të sagës romanore autoriale. Teksa po e lexoja më erdhi ndër mend një përcaktim domethënës i autores bashkëkohore franceze, Sophie Kepes, kur shkruan: \"…shkrimi është e vetmja hapësirë ku ti mund të marrësh frymë lirisht, dhe kjo e bën një dhuratë absolute\", një akt që autori i librit e ka realizuar me disa romane, të cilat kanë zgjuar interesin e lexuesit dhe kritikës letrare, madje janë përkthyer në disa gjuhë. Mjafton të përmendin fatin e romanit të parë, \"Vajzat e mjegullës\" që është përkthyer në gjashtë gjuhë të huaja deri tani.\u003c\/p\u003e\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eBEHAR GJOKA\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\u003cp\u003eRoman ; Letërsi shqipe ; Mosha: Të rritur\u003c\/p\u003e","brand":"LIBRI IM SHQIP","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":44041912582186,"sku":null,"price":25.0,"currency_code":"USD","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0697\/0497\/4378\/files\/NamikDokleAsnjetrokitjeneqiell.jpg?v=1770163213","url":"https:\/\/libriimshqip.com\/products\/asnje-trokitje-ne-qiell","provider":"LIBRI IM SHQIP","version":"1.0","type":"link"}