{"product_id":"burri-qe-vezhgonte-grate","title":"Burri që vëzhgonte gratë","description":"\u003cp\u003eTeksa vala e të nxehtit ka mbërthyer Stokholmin, disa gra gjenden të vrara brutalisht dhe Departamenti i Hetimit Kriminal është larg zbulimit të së vërtetës. Vrasjet kanë karakteristikat e Eduard Hindes, vrasësit serial të burgosur pesëmbëdhjetnb vjet më parë, nga psikologu profilizues Sebastian Bergman. Sebastiani kërkon dëshpërimisht të vërë rregull në jetën e tij kaotike. Zbulimi se është babai i një vajze, Vanjës, mund të jetë çelsi i qëndrueshmnërisë së shumëdëshiruar. Por, a duhet t'ia tregojë të vërtetën dhe të rrezikojb shkatërrimin e jetës dhe të karrierës së saj? Pas përpjekjesh energjike, me t'u bërë pjesë e hetimit, Sebastiani mëson se vrasjet janë të lidhura me të dhe askush pranë tij nuk është më i sigurt. Përfshirë edhe Vanjën.\u003c\/p\u003e\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eRreth autorëve:\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\u003cp\u003eMichael Hjorth është një nga produentët më të famshëm në Suedi në fushën e televizionit dhe të filmave. Ai është gjithashtu skenarist i njohur, i cili ka shkruar disa nga episodet e serialit Wallander të Henning Mankell-it.\u003c\/p\u003e\u003cp\u003eHans Rosenfeldt ka drejtuar disa shfaqje në radio dhe televizion. Është skenaristi më i njohur në Suedi, si dhe autori i serialit The Bridge, i cili transmetohet në më shumë se 170 vende të botës.\u003c\/p\u003e\u003cp\u003e\"Burri që nuk ishte vrasës\" është libri i parë nga Hjorth dhe Rosenfeldt, botuar në shqip nga Botimet Duaj.\u003c\/p\u003e","brand":"LIBRI IM SHQIP","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":44061050077226,"sku":null,"price":30.0,"currency_code":"USD","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0697\/0497\/4378\/files\/burri-qe-vezhgonte-grate.png?v=1770483967","url":"https:\/\/libriimshqip.com\/products\/burri-qe-vezhgonte-grate","provider":"LIBRI IM SHQIP","version":"1.0","type":"link"}