{"product_id":"cdo-grua-duhet-te-beje-plane","title":"Cdo Grua Duhet Te Beje Plane","description":"\u003cp\u003eMaye Musk, ikona e elegancës së kohës sonë, është një grua që ka ditur të kujdeset për imazhin e saj - por mbi të gjitha për veten – duke u rindërtuar –në çdo moshë, edhe pse jeta nuk ka qenë gjithmonë e butë me të.\u003c\/p\u003e\u003cp\u003eNë këtë libër, ajo rrëfen me vetëdije të thellë dhe me një ndjesi të këndshme ironie rrugëtimin e saj personal dhe profesional. Pas dhjetë vitesh abuzimesh, Maye i shpëtoi një martese të dhunshme dhe u detyrua të luftonte për të rritur e mbajtur tre fëmijët e saj, duke u përpjekur duke bërë shumë punë të ndryshme, përpara se të arrinte suksesin si modele dhe si nutricioniste. Ajo vetë është përballur me vështirësi që lidhen me peshën trupore dhe ka thyer çdo stereotip mbi moshën në botën tepër përzgjedhëse të modës.\u003c\/p\u003e\u003cp\u003eSiç e dinë mirë ata që e ndjekin në rrjetet sociale, Maye është një burim i pashtershëm këshillash praktike. E drejtpërdrejtë, e guximshme dhe e pathyeshme, ajo dëshiron të ndajë me të tjerët gjithçka që ka mësuar me përvojë dhe mund: përpara nesh kemi gjithmonë një udhëkryq mundësish që, nëse na bëjnë të lumtur, duhen ndjekur me vendosmëri.\u003c\/p\u003e\u003cp\u003eDhe nëse është e vërtetë që nuk mund të kontrollojmë gjithçka që ndodh në jetën tonë, po aq e vërtetë është se në çdo moshë mund të zgjedhim jetën që duam.\u003c\/p\u003e\u003cp\u003eMjafton të kemi një plan.\u003c\/p\u003e\u003cp\u003eLibri përfshin edhe fotografi familjare.\u003c\/p\u003e\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eTë dhëna teknike\u003c\/strong\u003e\u003cbr\u003eLifestyle ; Motivues ; Mosha: Të rritur\u003c\/p\u003e","brand":"LIBRI IM SHQIP","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":44041914056746,"sku":null,"price":35.0,"currency_code":"USD","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0697\/0497\/4378\/files\/KopertinaparaMayeMuskCdogruaduhettebejplane.jpg?v=1770163409","url":"https:\/\/libriimshqip.com\/products\/cdo-grua-duhet-te-beje-plane","provider":"LIBRI IM SHQIP","version":"1.0","type":"link"}