Skip to product information
Piktura! Ishte Zot, besim, dritë. Ishte lutje, pendim, falje. Ishte joshje, gënjeshtbr, tradhti. Ishte bindje, akuzë, mosbesim. Ishte e shenjtb, hyjnore, frymë. Ishte materia që kishte munguar në fjalët e shkruara. Ishte mitër. Ishte grua. Ishte gjak.
Ajo çikëz buzëqeshja e tij enigmatike, si një copëz dhimbje, ia kishte bërë akull kockat që atëherë, sikur të dy ta kishin ditur se kurrë nuk do t'u mjaftonte oksigjeni në kocka nga mungesa e tjetrit. Tani i dhembnin kockat nga mungesa e tij dhe e kohës për ta kërkuar; tani as ëndrrbn s'e kujtonte dot të plotë përvec zërit të tij, që dukej se nuk do t'i dilte më nga koka.
$18.00