{"product_id":"deti-nuk-mban-pengje","title":"Deti nuk mban pengje","description":"\u003cp\u003eNë një treg të zhurmshëm brazilian, një djalë i vogël zhduket sa hap e mbyll sytë, pa lënë asnjë gjurmë… Ekzistenca e nënës së tij, që bënte një jetë të lirë duke udhëtuar nëpër Amerikën e Jugut së bashku me të dashurin dhe të birin, merr befas një kthesë të vrazhdbn. Pas dy vjetbsh, e dërrmuar nga kërk imet për të birin e zhdukur, Njacion, dhe e zhgënjyer nga largimi i të dashurit të saj, Lara kthehet në shtëpinë e fëmijërisë, në bregun jugperëndimor të Irlandës.\u003c\/p\u003e\u003cp\u003eNdërsa përpiqet të pajtohet me gjendjen dhe ta pranojë humbjen e saj, Lara gjen sërish miqësinë e Kristit, të dashurit të saj të fëmijërisë, i cili e gjen veten gjithmonë e më të tërhequr nga natyra e saj bohemiane. Por ajo që nis si një interes i saj ndaj së shkuarës përfundon duke u kthyer në një makth. Ndërsa Lara përpiqet ta ndreqë sëri sh jetën e saj pa i humbur kurrë shpresat për Njacion, Kristi fillon të shkatërrohet.\u003c\/p\u003e\u003cp\u003e\"Deti nuk mban pengje\" është një histori pasioni dhe tradhtie, e pasojave të kërkimit të dashurisë gjithmonë në vendin e gabuar dhe i bindjes së patundur të një nëne zemërlënduar, se i biri do të kthehet tek ajo – edhe kur të gjitha shpresat duket se janë shuar.\u003c\/p\u003e","brand":"LIBRI IM SHQIP","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":44061056598058,"sku":null,"price":20.0,"currency_code":"USD","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0697\/0497\/4378\/files\/Deti-nuk-mban-pengje.png?v=1770485632","url":"https:\/\/libriimshqip.com\/products\/deti-nuk-mban-pengje","provider":"LIBRI IM SHQIP","version":"1.0","type":"link"}