{"product_id":"elena-e-di","title":"Elena e di","description":"\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eLibër finalist në Çmimin Ndërkombëtar Booker 2022.\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\u003cp\u003eNë romanin e saj \"Elena e di\", autorja e njohur argjentinase Claudia Piñeiro, përshkruan me mjeshtëri të rallë historiën e një gruaje, Elenës, e cila niset në kërkim të së vërtetës mbi vdekjen e vajzës së vet Rita. Pasi trupi i saj gjendet i varur në kambanoren e një kishe që frekuentonte, hetimet zyrtare mbi incidentin mbyllen shpejt. Nëna e saj, e sëmurë nga Parkinsoni, është e vetmja që mbetet e vendosur për të gjetur fajtorin. Duke rrëfyer një udhëtim të vështirë nëpër periferitë e Buenos Airesit, në kërkim të një gruaje tjetbr, Isabeles, e cila, siç mendon Elena, i ka një borxh të vjetër mirënjohjeje dhe përmes një bisede zbuluese mes të dyjave, dalin në dritë sekretet e personazheve dhe anët e fshehta të autoritarizmit dhe hipokrizisë në shoqërinë tonë.\u003c\/p\u003e\u003cp\u003eNë një rrëfim shumë të arrirë, Claudia Piñeiro zbulon me një ndjeshmnëri të fortë përditshmnërinë e një gruaje me Parkinson, mes mijëra pengesash që duhet të kapërcejë, vështirësive të shkaktuara nga \"mosbindja\" e këmbëve për të lëvizur, duke i dhënë një thellësi pafund personazhit stoik të Elenës, e cila nuk dorëzohet kurrë. Elena e di është një reflektim i fuqishëm mbi sëmundjen, përkujdesin, trupin, besimin dhe lirinb personale – sidomos të grave.\u003c\/p\u003e\u003cp\u003e«Në pamje të parë duket sikur ky është një thriller rreth një protagonisteje të vetme. Por në të vërtetë trajton mprehtësisht marrëdhëniet nënë-bijë, poshtërimin nga burokracia, barrën e përkujdesjes për një person me aftësi të kufizuara dhe imponimet e dogmave fetare mbi gratë.»\u003cbr\u003e\u003cstrong\u003eKathleen Rooney, New York Times.\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"LIBRI IM SHQIP","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":44015618654250,"sku":null,"price":20.0,"currency_code":"USD","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0697\/0497\/4378\/files\/Elenaedi.jpg?v=1769318831","url":"https:\/\/libriimshqip.com\/products\/elena-e-di","provider":"LIBRI IM SHQIP","version":"1.0","type":"link"}