{"product_id":"fabrikuesja-e-engjejve-camilla-lackberg","title":"Sekreti i engjëjve","description":"\u003cp\u003eE vendosur të fillojë një jetë të re, Eba kthehet në Valo, në ishullin e shkëlqyer të fëmijërisë, të shtrir mbi shtëpizat e bardha dhe shkëmbinj t e rrëpirët të Fjelbakës, në idilin e arkipelagut suedez. Dëshiron ta risistemojë koloninë që i përket dhe të cilën nuk e ka parë më që nga dita kur, një prag Pashke të shumë viteve më parë, familja e saj zhduket në hiç, duke lënë pas vetes vetëm një tryezë të shtruar për festë dhe një vajzë njëvjeçare që endej e përhumbur. Askush nuk i pa më përsëri; askush nuk qe kurrë në gjendje të përcaktonte se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Një mister që ngacmon ngaherë kërshrinë e Erikë Falkut, tani entuziaste që mund të rimarrë në dorë hetimin personal mbi atë histori të errët.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003ePor duket se për Ebën nuk ka qetsi. Dikush kërkon ta largojë, i gatshëm të bëjë çfarëdolloj gjëje për të mbrojtur sekretin e ishullit. Pas një zjarri që shpërtheu natën, kërcënimet bëhen gjithnjb e më këmbëngulese: Eba tashmë ka humbur gjithçka, e megjithatë është ende dikush që dëshiron vdekjen e saj. Erikës dhe Patrikut nuk u mbetet gjë tjetbr veçse të bashkojnë forcat për të gjetur arsyet e një mllefi që vitet nuk e kanë fashitur, duke filluar nga një indicie e dobtë: gjurmë të vjetra gjaku që punimet e restaurimit kanë nxjerrë në dritë në koloninë e Valosë. Njëfarë filli i kuq që zgjidhet në të kundërt, duke çuar në një të shkuar të largët kur, në fillim të shekullit të kaluar, Fjelbaka njohu një \"fabrikuese të mistershme engjëjsh\".\u003c\/p\u003e","brand":"LIBRI IM SHQIP","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":44064314425386,"sku":null,"price":28.0,"currency_code":"USD","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0697\/0497\/4378\/files\/sekretiiengjejve.jpg?v=1770663103","url":"https:\/\/libriimshqip.com\/products\/fabrikuesja-e-engjejve-camilla-lackberg","provider":"LIBRI IM SHQIP","version":"1.0","type":"link"}