{"product_id":"femijeria-e-humbur-benedict-wells","title":"Fundi i Vetmise - Benedict Wells","description":"\u003cp\u003eFëmijëria e vështirë është si një armik i padukshëm: nuk e di kurrë se kur të godet. Një roman i famshëm për kapërcimin e humbjes dhe vetmisë, si dhe për pyetjen se çfarë është e pandryshueshme te njeriu. E para së gjithash, një histori e madhe dashurie.\u003c\/p\u003e\u003cp\u003eJulesi, vëllai Marti dhe motra e tij Liza janë krejtësisht të ndryshëm, por një ngjarje tragjike lë gjurmë tek të tre: të rritur me kujdes të madh në fëmijëri, i humbin prindërit në një aksident automobilistik. Megjithbse i çojnë në të njëjtin konvikt, secili ndjek rrugën e vet, bëhen të huaj dhe e humbin njëri-tjetrin nga sytë.\u003c\/p\u003e\u003cp\u003eSidomos Julesi, që dikur ishte shumë i sigurt në vetvete, tërhiqet gjithnjb e më shumë në botën e tij të ëndrrrave. Ai zë miqësi vetëm me Alvën misterioze, por vetëm vite më vonë do ta kuptonte se sa e rëndësishme ishte ajo për të dhe çfarë i kishte fshehur gjithnjb. Kur rritet, e takon Alvën përsëri. Dukej sikur do ta rifitonin kohën e humbur, por pastaj e kaluara fillon t'i mundojë përsëri.\u003c\/p\u003e\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eRreth autorit:\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\u003cp\u003eBenedict Wells u lind në vitin 1984 në Mynih. Pas maturës, në vitin 2003 vajti në Berlin, ku iu përkushtua shkrimtarisë. Jetesbn e siguronte duke bërë punë të ndryshme. Romani i tij i parë, \"Vera e fundit e Beck-sit\", u botua në vitin 2008 dhe u realizua edhe film. Romani i tij \"Pothuajse gjenial\" (2011) ishte për muaj të tërë në listat e bestsellerve.\u003c\/p\u003e","brand":"LIBRI IM SHQIP","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":44064222183466,"sku":null,"price":20.0,"currency_code":"USD","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0697\/0497\/4378\/files\/Fundi-i-vetmis-wells.jpg?v=1770656842","url":"https:\/\/libriimshqip.com\/products\/femijeria-e-humbur-benedict-wells","provider":"LIBRI IM SHQIP","version":"1.0","type":"link"}