{"product_id":"fluturimi-i-fundit","title":"Fluturimi i fundit","description":"\u003cp\u003eBrunilda Zllami vjen këtë herë me një libër tronditës, e rritur edhe më si shkrimtare, si një rrëfyese e rallë në llojin e vet, duke na përcjellë emocione pa fund. Bukuria e këtij libri shfaqet më së shumti në pikturimin e personazheve, kaq të vërtetë, sa të duket se i ke njohur ose janë te dhoma tjetbr, që lidhen në histori e të rrëmbejnë në një udhëtim marramendës, duke jetuar ditë për ditë me ta, duke u përfshirë fuqishëm dhe duke ndjerë çdo emocion, dhimbje e dashuri të tyre, siç ndodh vetëm me librat e mirë.\u003c\/p\u003e\u003cp\u003e\u003cstrong\u003e– Arlinda Dudaj\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\u003cp\u003e\"Ti duhet të dish se para se të gjykosh dikë, duhet ta njohbsh. Askush nuk lind tërb sisht i keq apo i mirë, një spektër ngjyrash gjendet brenda secilit prej nesh. Njerëzit kanë mungesa që në një mënyrë të çuditshme mundohen t'i mbushin ashtu siç dinë. Bukuria e një shpirti është ta kuptojë tjetrin në dritëhijet që fshihen pas fasadave me të cilat mbulohet, të dallojë ngjyrat dhe aty ku ka vetëm gri. Bukuria e shpirtit qëndron te pranimi i atyre që ti quan të meta, sepse ato i japin individualitet njeriut. Pranoji të tjerët në të njëjtën mënyrë që do të pranohesh nga ata dhe mos e lër hidhërsinë të të helmojë. Jeta është kaq e mundimshme për t'u mbytur në errësirën e shpirtrave të atyre që takon.\"\u003c\/p\u003e","brand":"LIBRI IM SHQIP","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":44061059022890,"sku":null,"price":25.0,"currency_code":"USD","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0697\/0497\/4378\/files\/fluturimi-i-fundit.jpg?v=1770485899","url":"https:\/\/libriimshqip.com\/products\/fluturimi-i-fundit","provider":"LIBRI IM SHQIP","version":"1.0","type":"link"}