{"product_id":"gjithcka-kerkon-shpetim","title":"Gjithçka kërkon shpëtim","description":"\u003cp\u003eDaniele është njëzet vjeç dhe këtë verë nuk do ta harrojnë lehtë. Një dhomë spitali, me gjashtë shtretër... Nuk e di sesi ka përfunduar atje, derisa i thonë që e kanë sjellë me shtrim të detyrueshëm spitalor, pasi kaloi një krizë të dhunshme zëmërimi. Në spital i duhet të kalojë shtatë ditë nën vëzhgim, duke komunikuar me psikiatër, në përpjekje për të shpjeguar pse bota e lëndon kaq shumë. Në të vërtetë, Daniele është një djalosh si shumë të tjerë, por me një ndjeshmnëri të skajshme, çdo përvojnë i ngjan një vargu të pafundmë majash dhe humnerash: si ka mundësi që askush nuk e kupton sa të brishtë dhe të ekspozuar jemi ndaj tekave të fatit? Se jeta shpeshherë është një lojë që na largon nga ata që jemi në të vërtetë?\u003c\/p\u003e\u003cp\u003eTashmë ka në krah shokët e dhomës në repartin e psikiatrisë: persona turbullues dhe të butë, të çorientuar, por edhe të mençur, njerëz që i ka vënë jeta përpara, ashtu si Danielen. Si ai, të paaftë për të mos vuajtur dhe për të mos dashuruar pa masë. Nga sytë e shqetësuar të Shën Mërisë te fotografia bardh e zi e nënës së Xhorxhos, nga hareja e papërmbajtshmnë e Xhanlukës te zogu i ringjallur i Marios dhe deri tek asgjëja absolute e Alesandros. Të bashkuar nga shtrimi në spital dhe i nxehti mbytës, në kurë nga mjekë indiferentë, të ruajtur nga infermierë të frikësuar, Daniele dhe të tjerët shohin të lindë ditë pas dite një ndjenjnë vëllazërie dhe një nevojë e ndërsjellë për mbështetje, të cilën nuk e kanë ndier kurrë më parë.\u003c\/p\u003e\u003cp\u003e\"Janë pesë të çmendur me të cilët ndava dhomën dhe këtë javë të jetës sime. Me ta nuk kisha mundësi të gënjeja, të luaja rolin e djalit të përsosur, ata më pranuan ashtu si jam, për natyrën time kaq të ngjashme me të tyren.\" Në këtë roman të jashtëzakonshëm, fitues i çmimit \"Strega Giovani\" 2020, Daniele Mencarelli vë në skenë kërkimin e dëshpëruar dhe të zemëruar për të gjetur një kuptim përmes një të riu që lutet vetëm për shpëtim.\u003c\/p\u003e\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eTë dhëna teknike\u003c\/strong\u003e\u003cbr\u003eRoman ; Psikologji ; Letërsi e huaj ; Mosha: Të rritur\u003c\/p\u003e","brand":"LIBRI IM SHQIP","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":44041926410282,"sku":null,"price":25.0,"currency_code":"USD","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0697\/0497\/4378\/files\/DanieleMencarelliGjithckakerkonshpetim.jpg?v=1770165127","url":"https:\/\/libriimshqip.com\/products\/gjithcka-kerkon-shpetim","provider":"LIBRI IM SHQIP","version":"1.0","type":"link"}