Hetuesi

Hetuesi

$30.00
Skip to product information
Hetuesi

Fituesi i Çmimit Nin për 2015!

Lajmi për vdekjen e së ëmës e kap shkrimtarin në Budapest dhe bëhet shkas për çeljen e një kutie të zezë emocionale, për zbërthimin e historive të shtresëzuara dhe depërtimin hetues në jetën e përditshme të një kohe, e cila nuk ekziston më si më parë. Ky libër përmban atë për të cilën njihet më së miri Velikić: një sens të përsosur detajesh, saktësi gjuhësore dhe një stil të lëmuar shkëlqyeshëm. Romani për nënën arrin e bëhet kështu një rrëfim autopoetik, por edhe një histori për vendin dhe njerëzit që nuk janë më në jetë.

Pa asnjë dyshim, ky është edhe libri më i mirë i Velikić-it deri tani.

Të dhëna teknike
Roman ; Bashkëkohorë ; Letërsi e huaj ; Fitues çmimesh ; Mosha: Të rritur

$30.00