{"product_id":"inxhinieria-e-brendshme","title":"Inxhinieria e brendshme","description":"\u003cp\u003eAjri që merrja frymë, shkëmbi mbi të cilin isha ulur, atmosfera përreth, çdo gjë ishte bërë \"unë\". Isha çdo gjë që ishte. Isha i ndërgjegjshëm, por kisha humbur arsyen. Natyra diskriminuese e shqisave thjesht nuk ekzistonte më. Sa më shumë të tregoj aq më e çmendur do të tingëllojë, sepse ajo çka ndodhi është e papërshkrueshme. Ajo çfarë unë isha, ndodhej me të vërtetë kudo.\u003c\/p\u003e\u003cp\u003eÇdo gjë po shpërthente përtej kufijve; çdo gjë po shpërthente në çdo gjë tjetër. Ishte një harmoni e pamatë e një përsosmerie absolute. Jeta ime tani është thjesht ai moment, që ende vazhdon po aq e bukur. Kur u riktheva te gjendja ime normale m'u duk sikur kishin kaluar vetëm dhjete minuta. Por me një shikim të shpejtë të orës pashë se ishte ora 7:30 e darkës. Kishin kaluar katër orë e gjysmë. Sytë i kisha hapur, dielli kishte perënduar dhe ishte errësirë. Isha totalisht i ndërgjegjshëm, por ajo që deri në atë moment e konsideroja si vetja ime, ishte zhdukur tërësisht.\u003c\/p\u003e\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eTë dhëna teknike\u003c\/strong\u003e\u003cbr\u003eMotivues ; Psikologji ; Libra të rinj ; Refleksione ; Rritje personale ; Mosha: Të rritur\u003c\/p\u003e","brand":"LIBRI IM SHQIP","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":44041943482410,"sku":null,"price":25.0,"currency_code":"USD","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0697\/0497\/4378\/files\/Inxhinieriaebrendshme.jpg?v=1770166083","url":"https:\/\/libriimshqip.com\/products\/inxhinieria-e-brendshme","provider":"LIBRI IM SHQIP","version":"1.0","type":"link"}