Gjyrmet e Mesnates

Gjyrmet e Mesnates

$20.00
Skip to product information
Gjyrmet e Mesnates

Tani po shkoj. Do të jem i gatshëm për t'u kthyer sa herë do të keni nevojë për mua, dhe ta dini që do të vij vetëm për ju, sepse nuk kam dëshirë ta humbisni Klausin e humbur.

Po shkoj, mama, që nuk dashurove kurrë asgjë, asnjeri, përvec qëllimeve të tua të krimbura.

Po shkoj, baba, sepse ti më le me një boshllëk, i cili u mbush me çdo të zezë vajtuese, me një të zezë lakuriq e që çirrej për mungesën e veshjeve të përbëra nga kujtimet e kulluara prindërore. Ndryshe nga ti që nuk kuptove kurrë se prindërit nuk i zëvendëson asgjë, unë të lashë kujtim dhëmbët e mi të thyer dhe një pasqyrë të ftohtë, e cila do të përkujdeset mirë për ty.

Po shkoj, Anetë, po iki pa fjalë për ty.

Po shkoj, Kaila, po zhdukem përgjithmonë, shpirt.

Po ndahem edhe nga ju, o lexues të mirë, duke ju thënë fjalët e fundit: ne duhet të jemi të mirë jo për botën mërimbajtese, as për zotin dëmtar dhe as për asgjë tjetbr qesharake, por për veten, për institucionin tonë.

$20.00