{"product_id":"lartesite-e-stuhishme","title":"Lartësitë e stuhishme","description":"\u003cp\u003eDuket sikur ajo i resit të gjitha ato që dimë për qeniet njerëzore dhe i mbush pamjet delikate e të tejdukshme me një fllad të atillë jete sa ato e kapërcejnë realitetin. Pra ajo zotëron më të rrallin e të gjitha pushteteve. Ajo e çliron jetën nga vartësia prej fakteve, me prekje të lehta ajo na tregon shpirtin e një fytyre në mënyrë të tillë, që ajo nuk ka nevojë të ketë më një trup: duke folur për rrafshinën pa bimësi, ajo bën që të fryjë era dhe të gjëmojë moti. – Virginia Wolf, shkrimtare dhe eseiste (1882-1941)\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNdoshta është më e bukura dhe më e çmendura histori dashurie (…) e të gjitha kohërave. – George Bataille, shkrimtar dhe filozof francez (1897-1962)\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eU gdhend me vegla të thjeshta, në një lëndë të parë të papunuar, në një mjedis primitiv: skulptori kishte gjetur në vetminë e rrafshinës një copë të madhe graniti. Duke e vërejtur mendoi se nga ajo copë shkëmbi mund të përftohej një shtatore e zymtë, e egrë, ogurzezë, një formë ku shfaqej të paktën njëra nga shenjat e madhështisë: pushteti (…) Me kohë dhe me punë, shkëmbi filloi të merrë një dukje njerëzore; dhe tani ja ku është aty: i stërmadh dhe i ngrysur, gjysma shtatore dhe gjysma shkëmb; dhe nëse shtatorja ka diçka të frikshme dhe prej fantazme, shkëmbi duket thuajse i bukur në ngjyrën e tij delikate të përhimët, i veshur siç është nga myshku i butë i rrafshinës. – Charlotte Brontë, shkrimtare angleze. Autore e romanit Jane Eyre, 1816-1855 dhe motrë e Emily Brontë-s\u003c\/p\u003e","brand":"LIBRI IM SHQIP","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":44066718777386,"sku":null,"price":20.0,"currency_code":"USD","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0697\/0497\/4378\/files\/Lartesi-te-stuhishme.jpg?v=1770744879","url":"https:\/\/libriimshqip.com\/products\/lartesite-e-stuhishme","provider":"LIBRI IM SHQIP","version":"1.0","type":"link"}