{"product_id":"pacientja-e-heshtur-alex-michaelides","title":"Pacientja e Heshtur - Alex Michaelides","description":"\u003cp\u003eNë dukje, jeta e Alisia Berensonit është e përsosër. Ajo është një piktore e famshme, e martuar me një fotograf të mirënjohur në fushën e modës, dhe jeton në një shtëpi madhështore me dritare të mëdha, në një nga zonat më të lakmuara të Londrës. Një mbrëmje, bashkëshorti i saj, Gabrieli, kthehet vonë në shtëpi dhe Alisia e qëllon me armë pesë herë në fytyrë. Pas kësaj, ajo nuk nxjerr më asnjë fjalë nga goja.\u003c\/p\u003e\u003cp\u003eRefuzimi i Alisias për të folur ose për të dhënë ndonjë lloj shpjegimi, e kthen këtë tragjedi familjare në diçka shumë më të madhe, e kthen në një mister që tërheq imagjinatin e publikut dhe i jep Alisias famë të jashtëzakonshme. Çmimi i artit të saj kap majat, kurse ajo, pacientja e heshtur, u fshihet tabloideve dhe gjendet në Grove, një klinikë e sigurisë së lartë në Londrën Veriore.\u003c\/p\u003e\u003cp\u003eTeo Faberi është një psikoterapist kriminalistik, i cili e ka pritur prej kohsh mundësinë për të punuar me Alisian. Vendosmëria e tij për ta bërë Alisian të flasë dhe për të zbuluar misterin se përse e qëllon të shoqin, e çon të ndjekë një rrugë gjarpërushe drejt motivimeve të tij – një kërkim për të vërtetën, e cila kërcënon vetë atë….\u003c\/p\u003e\u003cp\u003ePacientja e heshtur është një thriller psikologjik tronditës, që ka në qendër aktin e dhunbs së një gruaje ndaj bashkëshortit të saj – dhe të terapistit të fiksuar pas zbulimit të motiveve të saj.\u003c\/p\u003e\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eRreth autorit:\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\u003cp\u003eAlex Michaelides lindi në Qipro, në vitin 1977, nga një baba grek dhe një mama angleze. Studioi letërsi angleze në Cambridge University dhe përfundoi studimet master në American Film Institute në Los Anxhelos. Ka shkruar skenarin e disa filmave, mes të cilve: The Devil You Know (2013), me Rosamund Pike dhe The Brits are Coming (2018), me Uma Thurman, Tim Roth, Parker Posey dhe Sofia Vergara.\u003c\/p\u003e\u003cp\u003e\"Pacientja e Heshtur\" është romani i tij i parë.\u003c\/p\u003e","brand":"LIBRI IM SHQIP","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":44065074675754,"sku":null,"price":20.0,"currency_code":"USD","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0697\/0497\/4378\/files\/pacjentjaeheshtur.jpg?v=1770678399","url":"https:\/\/libriimshqip.com\/products\/pacientja-e-heshtur-alex-michaelides","provider":"LIBRI IM SHQIP","version":"1.0","type":"link"}