{"product_id":"pasdite-ne-kopshtin-e-shtepise-muri-vellimi-ii","title":"Pasdite në kopshtin e shtëpisë – Muri Vëllimi II","description":"\u003cp\u003eSelma Dino, bija e vetme e dy prindërve të arsimuar e me kulturë perëndimore, lindi në Tiranë,\nmë 1954-n. Në vitin 1979 përfundoi studimet në Universitetin e Mjekësisë dhe më passpecializimin për gjinekologji. Në vitin 1991, pas ndryshimit të sistemit, largohet nga Shqipëria me bashkëshortin po mjek dhe djalin e vogël, duke emigruar në Milano, Itali. Pas disa vitesh të vështira, arrin ta barasvëlerësojë diplomën e saj në Universitetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë së Milanos, gjë që i dha mundësinë të ushtrojnë profesionin e saj aq të dëshiruar të mjekes. Jemi në Angli, Lufta e Dytë Botërore ka shpërthyer. Po ashtu një dashuri e madhe ka lulëzuar në kopshtin\ne shtëpisë. çfarë do të ndodhë me Anën dhe Perlatin? Kemi mbetur me këtë pyetje që nga pjesëa e parë e tetralogjisë \"Pasdite në kopshtin e shtëpisë-Piktura\". \"Pasdite në kopshtin e shtëpisë- Muri\", i ndarë në dy vëllime, është pjesëa e dytë e sagës e cila ka filluar me pjesën e parë, \"Piktura\" dhe do të vijojë me \"Gjerdani\" dhe \"Kthimi në kopsht\".\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e…Perlati nuk gjeti qetesi derisa i zbuloi të gjitha ato copat e vogla metalike të fshehura gjithkund nëpër vrimat e shtëpisë. Kontrolloi gjithandej, të gjitha kamaret e mureve. Kamare i thënçin, këto ishin ca vrima e të çara të vogla që formoheshin herë pas here në ndërmjetëzat e holla. Ana i kishte zënë me suva e pastaj i pat sheshuar duke mbuluar kësisoj edhe foletë e përgjuesve të vegjlë. Perlatit iu desh të kontrollonte pëllëmbë për pëllëmbë, duke rrahur me gisht çdo centimetrë, derisa i zbuloi të gjitha. Një punë e devotshme murgu që i mori shumë kohë, për ditë me radhë. Ndërsa ai kërkonte duke goditur mure e dyer, Ana rrinte rojë në dritare, që askush mos t'i zinte gafil. Së fundi, rezultuan gjithsej katër elemente, që Perlati i hodhi poshtë, diku thellë tutje nga banesa.\u003c\/p\u003e","brand":"LIBRI IM SHQIP","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":44066803384362,"sku":null,"price":28.0,"currency_code":"USD","in_stock":false}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0697\/0497\/4378\/files\/vellimi-2.jpg?v=1770746305","url":"https:\/\/libriimshqip.com\/products\/pasdite-ne-kopshtin-e-shtepise-muri-vellimi-ii","provider":"LIBRI IM SHQIP","version":"1.0","type":"link"}