Quhem Virgjini. Nga Nina, Adriani dhe Etieni, Adriani është i vetmi që më flet akoma. Nina më përçmon. Sa për Etienin, jam unë ajo që nuk dua t'ia di më për të. E megjithatë, që nga fëmijëria, ata më tërheqin pa fund. Kam qenë gjithmonë e lidhur vetëm me ata të tre.
1986. Adriani, Etieni dhe Nina njihen që në klasë të pestë. Shumë shpejt ata bëhen të pandashëm dhe lidhen në një premtim: të largohen nga provinca ku jetojnë, të shpërngulen në Paris dhe të mos ndahen kurrë.
2017. Nga fundi i një liqeni, në fshatin e vogël ku janë rritur, nxirret një makinë dhe brenda saj zbulohet trupi i një gruaje të re. Rastin po e ndjek Virgjinia, një gazetare me një të shkuar enigmatike. Pak e nga pak, Virgjinia zbulon lidhjet e jashtëzakonshme që bashkojnë këta tre miq fëmijërie. Çfarë ka ndodhur me ta? Ç'lidhje ka skeleti i makinës me historinë e miqësisë së tyre?
Valérie Perrin ka dhuntinë për të kapur thellësinë e pagjasë të ndodhive të jetës.
Duke ndjekur fijet e një ngjarjeje dërrmuese dhe të pamëshirshme, autorja na shpie në zemër së adoleshencës, të kohës që shkon e na ndan, duke arritur kësisoj të na sjellë një roman të mirëfilltë formimi.
Valérie Perrin është përkthyer në rreth tridhjetë gjuhë, librat e saj janë shitur mbi dy milionë kopje.
Me "Lulet e shpirtrave" fitoi Prix Maison de la Presse në vitin 2018, dhe Prix des Lecteurs du Livre de poche në vitin 2019.
Libra të tjerë nga Valérie Perrin, botuar nga shtëpia botuese "Dudaj": "Lulet e shpirtrave"
Shkrimtari portugez José Saramago më 1998 fitoi çmimin "Nobel".
"Shpesh njerëzit tregohen të verbër, ose bëjnë sikur. Kjo është një nga arsyet që kam shkruar romanin tim "Verbëri", të cilit ju i dhatë çmim. Gëzohem që më vlerësuat pikërisht për atë libër që e kam në zemër."
Shtëpia Botuese "Dudaj" ka marrë ekskluzivitetin e botimit të të gjithë veprës së nobelistit të shquar.
Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare zbulova te vargjet e Majakovskit një fakt historik, që më la të shënjuar përgjithmonë. Shoqëria Van Houten, tashmë e njohur në atë kohë për kakaon (jemi në vitin 1910), pati një ide makabre dhe gjeniale: të blinte dëshirën e fundit të një të dënuari me vdekje për të promovuar pluhurin e saj të errët.
Si dëshirë të fundit, burri përballë turmës duhej të bërtiste sloganin: "Pini kakao Van Houten!". Familja e tij do të merrte në këmbim një shumë të mirë parash që do t'i siguronte për ca kohë përballimin e nevojave. Burri bërtiti. Edhe unë si adoleshente bërtita. Që atëherë kanë ndodhur shumë ngjarje, por fjalia "Pini kakao Van Houten!" mbetet brenda meje si një gur themeli në bazat e një shtëpie.
Nuk mund t'i jepja një titull tjetër këtij libri, historitë e të cilit gjithmonë më kthejnë te kjo pije e zezë dhe te magjia e saj se çfarë është qenia njerëzore, e aftë të shitet deri në frymën e fundit.
Ornela Vorpsi
Që në rininë e hershme, Ornela Vorpsi është marrë me pikturë, letërsi dhe filozofi. Ka studiuar në Institutin e Arteve në Tiranë dhe më pas, në vitin 1991, u largua nga Shqipëria dhe ndoqi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Studimet i përfundoi në Universitetin Paris VIII me një tezë në fushën e filozofisë. Vorpsi shkruan në shqip, italisht dhe frëngjisht. Ka zgjedhur të shkruajë në gjuhë të huaj, në gjuhë të zhveshura nga fëmijëria e saj. Librat e saj janë përkthyer në 22 gjuhë të botës. Ka fituar çmime të njohura letrare si Grinzane Cavour, Çmimin Viareggio dhe është zgjedhur ndër 35 shkrimtarët në Best European Fiction, antologji e kuruar nga Aleksander Hemon dhe Zadie Smith. Emrin e saj e rigjejmë në antologjine e Andrea Cortellessa, "Gli narratori degli anni zero", ku Vorpsi rri përkrah 25 shkrimtarëve më interesantë të Italisë së sotme.
Në shqip edhe "Vendi ku nuk vdiset kurrë", e së shpejti "Dora që nuk kafshohet".