{"product_id":"pini-kakao-van-houten","title":"Pini Kakao Van Houten","description":"\u003cp\u003eQuhem Virgjini. Nga Nina, Adriani dhe Etieni, Adriani është i vetmi që më flet akoma. Nina më përçmon. Sa për Etienin, jam unë ajo që nuk dua t'ia di më për të. E megjithatë, që nga fëmijëria, ata më tërheqin pa fund. Kam qenë gjithmonë e lidhur vetëm me ata të tre.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e1986. Adriani, Etieni dhe Nina njihen që në klasë të pestë. Shumë shpejt ata bëhen të pandashëm dhe lidhen në një premtim: të largohen nga provinca ku jetojnë, të shpërngulen në Paris dhe të mos ndahen kurrë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e2017. Nga fundi i një liqeni, në fshatin e vogël ku janë rritur, nxirret një makinë dhe brenda saj zbulohet trupi i një gruaje të re. Rastin po e ndjek Virgjinia, një gazetare me një të shkuar enigmatike. Pak e nga pak, Virgjinia zbulon lidhjet e jashtëzakonshme që bashkojnë këta tre miq fëmijërie. Çfarë ka ndodhur me ta? Ç'lidhje ka skeleti i makinës me historinë e miqësisë së tyre?\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eValérie Perrin ka dhuntinë për të kapur thellësinë e pagjasë të ndodhive të jetës.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eDuke ndjekur fijet e një ngjarjeje dërrmuese dhe të pamëshirshme, autorja na shpie në zemër së adoleshencës, të kohës që shkon e na ndan, duke arritur kësisoj të na sjellë një roman të mirëfilltë formimi.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eValérie Perrin është përkthyer në rreth tridhjetë gjuhë, librat e saj janë shitur mbi dy milionë kopje.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eMe \"Lulet e shpirtrave\" fitoi Prix Maison de la Presse në vitin 2018, dhe Prix des Lecteurs du Livre de poche në vitin 2019.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eLibra të tjerë nga Valérie Perrin, botuar nga shtëpia botuese \"Dudaj\": \"Lulet e shpirtrave\"\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eShkrimtari portugez José Saramago më 1998 fitoi çmimin \"Nobel\".\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\"Shpesh njerëzit tregohen të verbër, ose bëjnë sikur. Kjo është një nga arsyet që kam shkruar romanin tim \"Verbëri\", të cilit ju i dhatë çmim. Gëzohem që më vlerësuat pikërisht për atë libër që e kam në zemër.\"\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eShtëpia Botuese \"Dudaj\" ka marrë ekskluzivitetin e botimit të të gjithë veprës së nobelistit të shquar.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNë moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare zbulova te vargjet e Majakovskit një fakt historik, që më la të shënjuar përgjithmonë. Shoqëria Van Houten, tashmë e njohur në atë kohë për kakaon (jemi në vitin 1910), pati një ide makabre dhe gjeniale: të blinte dëshirën e fundit të një të dënuari me vdekje për të promovuar pluhurin e saj të errët.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eSi dëshirë të fundit, burri përballë turmës duhej të bërtiste sloganin: \"Pini kakao Van Houten!\". Familja e tij do të merrte në këmbim një shumë të mirë parash që do t'i siguronte për ca kohë përballimin e nevojave. Burri bërtiti. Edhe unë si adoleshente bërtita. Që atëherë kanë ndodhur shumë ngjarje, por fjalia \"Pini kakao Van Houten!\" mbetet brenda meje si një gur themeli në bazat e një shtëpie.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNuk mund t'i jepja një titull tjetër këtij libri, historitë e të cilit gjithmonë më kthejnë te kjo pije e zezë dhe te magjia e saj se çfarë është qenia njerëzore, e aftë të shitet deri në frymën e fundit.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eOrnela Vorpsi\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eQë në rininë e hershme, Ornela Vorpsi është marrë me pikturë, letërsi dhe filozofi. Ka studiuar në Institutin e Arteve në Tiranë dhe më pas, në vitin 1991, u largua nga Shqipëria dhe ndoqi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Studimet i përfundoi në Universitetin Paris VIII me një tezë në fushën e filozofisë. Vorpsi shkruan në shqip, italisht dhe frëngjisht. Ka zgjedhur të shkruajë në gjuhë të huaj, në gjuhë të zhveshura nga fëmijëria e saj. Librat e saj janë përkthyer në 22 gjuhë të botës. Ka fituar çmime të njohura letrare si Grinzane Cavour, Çmimin Viareggio dhe është zgjedhur ndër 35 shkrimtarët në Best European Fiction, antologji e kuruar nga Aleksander Hemon dhe Zadie Smith. Emrin e saj e rigjejmë në antologjine e Andrea Cortellessa, \"Gli narratori degli anni zero\", ku Vorpsi rri përkrah 25 shkrimtarëve më interesantë të Italisë së sotme.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNë shqip edhe \"Vendi ku nuk vdiset kurrë\", e së shpejti \"Dora që nuk kafshohet\".\u003c\/p\u003e","brand":"LIBRI IM SHQIP","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":44066696134698,"sku":null,"price":20.0,"currency_code":"USD","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0697\/0497\/4378\/files\/pini.jpg?v=1770743133","url":"https:\/\/libriimshqip.com\/products\/pini-kakao-van-houten","provider":"LIBRI IM SHQIP","version":"1.0","type":"link"}