{"product_id":"rikthim","title":"Rikthim","description":"\u003cp\u003eI fuqishëm, fin e i guximshëm: \"Rikthim\" është një histori që flet për brishtësinë dhe forcën e miqësisë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\"Një nga tekstet më të thella dhe më të pastra mbi vitet e nazizmit në Gjermani. Ndër romanet më të bukura që mund t'u rekomandohen lexuesve, nga mosha dymbëdhjetë vjeç e lart. Pa asnjë hezitim.\"\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\"Le Monde\"\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\"Një veprë e çmuar që meriton\ntë lexohet nga të gjithë.\"\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eIan McEwan\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\"Një kryeveprë\", shkruante Arthur Koestler në parathënien e botimit anglez të vitit 1976 duke shtuar: \"Qindra libra voluminozë janë shkruar deri më tani për kohën kur trupat shndërroheshin në sapun, për të ruajtur pastërtinë e racës ariane; megjithatë unë besoj sinqerisht se ky libr i hollë do të gjejë një vend të qëndrueshëm në raftet e librave\".\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\"Gjithçka që dija, atëherë, ishte se ai do të bëhej miku im.\"\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eGjermani, viti 1932. Dy djem gjashtëmbëdhjetëvjeçarë ndjekin të njejtën shkollë ekskluzive në Shtutgart.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNjëri është djali i një mjeku hebre, tjetri pasardhës i një familjeje të pasur aristokrate. Mes tyre lind një miqësi e thellë, një mirëkuptim i përsosur dhe magjik. Por vendi ku jetojnë po ndryshon thellësisht. A do të mundet që kjo miqësi të mos shkatërrohet nga historia? Një rrëfim me një finesë dhe forcë sugjestive të jashtëzakonshme, Rikthim u botua për herë të parë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1971 dhe më pas kudo, ku korri një sukses të madh si te publiku ashtu edhe te kritika.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eFred Uhlman-i lindi në Shtutgart në vitin 1901 dhe vdiq në Londër, në moshën tetëdhjetë e katër vjeçare. Është autor edhe i një autobiografie të botuar në anglisht dhe frëngjisht, që e frymëzoi për rrëfimin Rikthim, por ai e dinte që ky do të mbetej \"libri i tij\". \"Një shkrimtar mund të mbijetojë edhe vetëm me një libr\", deklaroi pak para se të vdiste.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eManuele Fior është një nga ilustratorët më të njohur bashkëkohorë. Ka fituar çmimet më të rëndësishme ndërkombëtare me romanet e tij grafike.\u003c\/p\u003e","brand":"LIBRI IM SHQIP","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":44066787917866,"sku":null,"price":28.0,"currency_code":"USD","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0697\/0497\/4378\/files\/Rikthimi.jpg?v=1770745604","url":"https:\/\/libriimshqip.com\/products\/rikthim","provider":"LIBRI IM SHQIP","version":"1.0","type":"link"}