{"product_id":"shkembimi-john-grisham","title":"Ish - Avokati","description":"\u003cp\u003ePikërisht mëngjesin e një të hënë trupat e gjykatësit Fosit dhe të sekretares së re gjenden në bodrumin e shtëpizës së tij buzë liqenit. Përbri kufomave, një kasafortë e hapur dhe e boshatisur. Ndërsa hetimi i FBI-së ka mbetur në vend, dikush mëton se ka dijeni për atë që ka ndodhur. Quhet Malkolm Banister dhe është një avokat me ngjyrë me origjinë nga Virxhinia; për të qenë të saktë, një ish-avokat, i përjashtuar nga urdhri i avokatisb për shkak të përfshirjes në një skemë të larjes së parave, ndonbse është deklaruar gjithnjb i pafajshëm. Tani gjendet i burgosur në një burg federal në Merilend, tashmë ka kryer gjysmën e dënimit, por kërkon me çdo kusht të lirohet sa më parë dhe bluan diçka në mendje: të fitojë lirinb në këmbim të emrit të fajtorit. Natyrisht që FBI-ja është e interesuar për ta dëgjuar variantin e tij, edhe për faktin se Banister duket se ka dijeni të tjera, përfshirë përmbajt jen e kasafortës. Por gjithçka ka një çmim, e veçanërisht informacionet kaq të çmuara. Dhe shumë shpejt rolet këmbehen, skenarët përmbyen, në një sfidë ku çdo lëvizje është e menduar deri në detajin më të vogël.\u003c\/p\u003e\u003cp\u003eNjë nga romanet më spektakolarë, të shkëlqyer dhe të mirëkonceptuar të shkruar ndonjëherë.\u003c\/p\u003e","brand":"LIBRI IM SHQIP","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":44064240468010,"sku":null,"price":28.0,"currency_code":"USD","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0697\/0497\/4378\/files\/ish-avokati.jpg?v=1770658800","url":"https:\/\/libriimshqip.com\/products\/shkembimi-john-grisham","provider":"LIBRI IM SHQIP","version":"1.0","type":"link"}