Rreth autorit:
U lind në Korçë më 4 tetor 1942. Kreu studimet e larta në UT, Fakulteti Histori – Filologji, dega histori-gjeografi.
Ka punuar mësues në rrethin e Librazhdit; pastaj gazetar kronist në redaksinë e informacionit dhe kulturës në Radio-Tirana; drejtor i Pallatit të Kulturës "Ali Kelmendi", një prej dy institucioneve më të mëdha kulturore dhe artistike të kryeqytetit; specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit; në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si dhe në Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore.
Për disa dekada është marrë me veprimtari botuese. Si gazetar dhe historian ka botuar rreth një mijë faqe në shtypin e përditshëm dhe në revistat shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë.