Lulet e shpirtrave - Valérie Perrin

Lulet e shpirtrave - Valérie Perrin

$30.00
Skip to product information
Lulet e shpirtrave - Valérie Perrin

"Lulet e shpirtrave" është një roman i shkëlqyer, që të shkakton emocione të vërteta duke na treguar për jetën reale, e cila fatkeqësisht nuk është gjithmonë rozë. Pena e ndjeshme, realiste dhe intime e Valérie Perrin u jep zë të "padukshmeve", këtyre njerëzve të thjeshtn që vuajnë në heshtje.

Violeta Tusënti është roja e varrezave në një qytet të vogël në Burgonjë, në verilindje të Francës. Frekuentues të rregullt të varrezave, por edhe kalimtarë, shkojnë të ngrohen në dhomën e saj të ndenjjes, ku të qeshurat dhe lotët përzih en me kafen apo alkoolin që ajo u ofron. Jeta e saj e përditshme organizohet rreth rrëfimeve të tyre. Një ditë, për shkak se një burrë dhe një grua kanë vendosur të prehen së bashku në varrezbn e saj, gjithçka ndryshon. Lidhjet që bashkojnë të gjallët dhe të vdekurit zhvarrosen dhe disa shpirtra që i mendonim të zinj, rezultojnë të jenë plot dritë.

Valérie Perrin na prezanton një roman mbi dhunbn e fjalëve, dhunbn e gjesteve, dhunbn e heshtjeve, mbi humbjen e njerëzve të dashur, ndjenjbn e braktisjes. Një roman që duhet lexuar me diellin në zemër, për të mos u ndier i përkulur nën peshën e pikëllimit. Është një librë që të rrëmben, të mahnit për nga historia. Shkrimi është i rrjedhshëm, ritmik. Pena është e ndjeshme, intime, poetike, shumë e bukur.

$30.00