Memento Mori - Tobias Xhaxhiu

Memento Mori - Tobias Xhaxhiu

$20.00
Skip to product information
Memento Mori - Tobias Xhaxhiu

"Mos harro se je i vdekshëm".

Ky është mesazhi në thelb të veprs "Memento Mori" nga Tobias Xhaxhiu. Frymëzuar nga legjenda sa nokturne, po aq edhe romantike e "Besës së Konstandinit", romani sjell për lexuesin një ritregim të freskët dhe epik të ngjarjeve të balads, të vendosur kësaj radhe në Arbërinë para-osmane.

Stili i autorit është një aliazh mes realizmit magjik dhe romantizmit, që garanton një eksperiencë krejt të re në lëmin e letërsisë vendase. Libri është një himn dedikuar një kulture të harruar ballkanase e mbi të gjitha shqiptare, në pritje për t'u rizbuluar.

"Memento Mori" është një rrëfenjë e jashtëzakonshme mbi atë çka dikush është i aftë të kryejë për të vënë drejtsi dhe mbi të gjitha, për të mbajtur premtimet që nuk i zhbën dot as vdekja:

"Do lundroj me barkë të zezë lumenjve të ferrit dhe nuk do të ndalem. Për Kharontin nuk kam asgjë të shndritshme veç gjësë më të çmuar, besës sime…"

— Dudaj —

$20.00