Pasdite në kopshtin e shtëpisë – Muri Vëllimi II

Pasdite në kopshtin e shtëpisë – Muri Vëllimi II

$28.00
Skip to product information
Pasdite në kopshtin e shtëpisë – Muri Vëllimi II

Selma Dino, bija e vetme e dy prindërve të arsimuar e me kulturë perëndimore, lindi në Tiranë, më 1954-n. Në vitin 1979 përfundoi studimet në Universitetin e Mjekësisë dhe më passpecializimin për gjinekologji. Në vitin 1991, pas ndryshimit të sistemit, largohet nga Shqipëria me bashkëshortin po mjek dhe djalin e vogël, duke emigruar në Milano, Itali. Pas disa vitesh të vështira, arrin ta barasvëlerësojë diplomën e saj në Universitetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë së Milanos, gjë që i dha mundësinë të ushtrojnë profesionin e saj aq të dëshiruar të mjekes. Jemi në Angli, Lufta e Dytë Botërore ka shpërthyer. Po ashtu një dashuri e madhe ka lulëzuar në kopshtin e shtëpisë. çfarë do të ndodhë me Anën dhe Perlatin? Kemi mbetur me këtë pyetje që nga pjesëa e parë e tetralogjisë "Pasdite në kopshtin e shtëpisë-Piktura". "Pasdite në kopshtin e shtëpisë- Muri", i ndarë në dy vëllime, është pjesëa e dytë e sagës e cila ka filluar me pjesën e parë, "Piktura" dhe do të vijojë me "Gjerdani" dhe "Kthimi në kopsht".

…Perlati nuk gjeti qetesi derisa i zbuloi të gjitha ato copat e vogla metalike të fshehura gjithkund nëpër vrimat e shtëpisë. Kontrolloi gjithandej, të gjitha kamaret e mureve. Kamare i thënçin, këto ishin ca vrima e të çara të vogla që formoheshin herë pas here në ndërmjetëzat e holla. Ana i kishte zënë me suva e pastaj i pat sheshuar duke mbuluar kësisoj edhe foletë e përgjuesve të vegjlë. Perlatit iu desh të kontrollonte pëllëmbë për pëllëmbë, duke rrahur me gisht çdo centimetrë, derisa i zbuloi të gjitha. Një punë e devotshme murgu që i mori shumë kohë, për ditë me radhë. Ndërsa ai kërkonte duke goditur mure e dyer, Ana rrinte rojë në dritare, që askush mos t'i zinte gafil. Së fundi, rezultuan gjithsej katër elemente, që Perlati i hodhi poshtë, diku thellë tutje nga banesa.

$28.00