Pasdite ne Kopshtin e Shtepise

Pasdite ne Kopshtin e Shtepise

$28.00
Skip to product information
Pasdite ne Kopshtin e Shtepise

…Çështja vërtitej rreth një kopshti me bimë jo të një lloji, as dy apo tre, por me shumëllojshmëri, dhe natyrisht plot me ngjyra e nuanca. Diku në një tokë të largët, ku ky djaloshi kishte shtëpinë, ndodhej dhe kjo mrekulli lulesh që cilido kopsht, edhe ai anglez, do e kishte zili. Megjithatë, ai insistonte se nuk qe një kopsht i vërtetë. Madje qe trishtuar kur e kishte thënë, dhe të tjerët e kishin parë me keqardhje.

Çfarë terrori shkakton lufta, sa shumë dhimbje, kombe të tëra në kaos e mjerim! Por ata që e ndjejnë thellë në shpirt përjetë janë familjet dhe njerëzit më të dashur të të rënëve dhe viktimave të saj. Dikush humbet birin, të tjerë njeriun e jetës, dashurinë e zemërsë së rinisë së pafajshme… Edhe në jetën e Anës dhe të familjes së saj u përjetua ethshëm fatkeqësia që solli lufta. Por ja, në mes të kësaj vorbulle plage dhe gjaku, janë ato mirësitë e vogla njerëzore që lindin ashtu si rastësisht… Po, janë këto që i japin shtysën ardhjes së të mirës së madhe, si shkënija e vogël që shpesh i jep zanafillën flakës gjigande.

"Pasdite në kopshtin e shtëpisë" është libri i parë i sagës, e cila vazhdon më pas me romanet "Muri", "Gjerdani" dhe "Kthimi në kopsht".

$28.00