I fuqishëm, fin e i guximshëm: "Rikthim" është një histori që flet për brishtësinë dhe forcën e miqësisë.
"Një nga tekstet më të thella dhe më të pastra mbi vitet e nazizmit në Gjermani. Ndër romanet më të bukura që mund t'u rekomandohen lexuesve, nga mosha dymbëdhjetë vjeç e lart. Pa asnjë hezitim."
"Le Monde"
"Një veprë e çmuar që meriton të lexohet nga të gjithë."
Ian McEwan
"Një kryeveprë", shkruante Arthur Koestler në parathënien e botimit anglez të vitit 1976 duke shtuar: "Qindra libra voluminozë janë shkruar deri më tani për kohën kur trupat shndërroheshin në sapun, për të ruajtur pastërtinë e racës ariane; megjithatë unë besoj sinqerisht se ky libr i hollë do të gjejë një vend të qëndrueshëm në raftet e librave".
"Gjithçka që dija, atëherë, ishte se ai do të bëhej miku im."
Gjermani, viti 1932. Dy djem gjashtëmbëdhjetëvjeçarë ndjekin të njejtën shkollë ekskluzive në Shtutgart.
Njëri është djali i një mjeku hebre, tjetri pasardhës i një familjeje të pasur aristokrate. Mes tyre lind një miqësi e thellë, një mirëkuptim i përsosur dhe magjik. Por vendi ku jetojnë po ndryshon thellësisht. A do të mundet që kjo miqësi të mos shkatërrohet nga historia? Një rrëfim me një finesë dhe forcë sugjestive të jashtëzakonshme, Rikthim u botua për herë të parë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1971 dhe më pas kudo, ku korri një sukses të madh si te publiku ashtu edhe te kritika.
Fred Uhlman-i lindi në Shtutgart në vitin 1901 dhe vdiq në Londër, në moshën tetëdhjetë e katër vjeçare. Është autor edhe i një autobiografie të botuar në anglisht dhe frëngjisht, që e frymëzoi për rrëfimin Rikthim, por ai e dinte që ky do të mbetej "libri i tij". "Një shkrimtar mund të mbijetojë edhe vetëm me një libr", deklaroi pak para se të vdiste.
Manuele Fior është një nga ilustratorët më të njohur bashkëkohorë. Ka fituar çmimet më të rëndësishme ndërkombëtare me romanet e tij grafike.