"Ajo çka e bën subjektin e Haruf-it të dallojë nga të tjerët është beteja e dinjitetit njerëzor dhe delikatesës kundër shpirtvogëlsisë dhe vulgaritetit. Ai kishte dhuntinë e rallë që ta kthente këtë dinjitet në një subjekt prekës.
Ky roman mbshtet et në idenë kryeneçe se, në të vërtetë, gjërat e thjeshta janë të thella dhe, përmes këtyre faqeve, lexuesit do të gjejnë shumë thellësi për të cilën, në fund, do të jenë mirënjohës." – The New York Book Review
"I drejtpbrdrejtn, shpeshherë i ashpbr, me një humor të holln që mbart të vërteta kokëforta. Ky roman mbyll karrierën e një shkrimtari elegant, të paepur dhe që kulmin e arriti në fund të saj." – The Seattle Times
"Kjo histori e Haruf-it i jep dritë dinjitetit të thjeshtn njerëzor, atij pa zhurmë, të përnjbmendtn, por, nga ana tjetbr, ai e di shumë mirë se edhe jetët njerëzore më të qeta në dukje janë më të trazuara e të ngatrruara kur i prek nga afër… Ky roman është një lamtumirë e thënë me fjalët e njerëzve të zakonshëm." – The Post and Courier, Çarleston (Karolinë e Jugut)
"Arsenalit të tij i shtohet edhe një vepbr tjetbr e mrekullueshme. Një roman i vogël, por i rrjedhshëm; herë dëshpërues e herë i bmbël, por që të ngjall shpresa për jetën." – The Free-Lance Star
Rreth autorit:
Kent Haruf-i është autori i gjashtë romaneve. Është nderuar me çmimet e Whitining Foundation Writers, the Mountains and Plains Booksellers, the Wallace Stegner, si dhe ka marrë një nderim të veçantë nga the PEN/Hemingway Foundation. Ai ishte gjithashtu finalist për çmimin e National Book, Los Angeles Times Book dhe New Yorker Book. Haruf-i vdiq në vitin 2014, në moshën shtatëdhjetënjbvjeçare.